Arrestohen 30 shqiptarë në Belgjikë, mediat: Operacioni antidrogë më i madh në historinë tonë!

Policia gjyqësore federale e Brukselit ka ndërmarrë një operacion bastisjesh shtëpish në zona të ndryshe të këtij shteti, ku në qendër të vëmendjes ka qenë goditja e një bande shqiptare të trafikut të drogës.

Mediat belge raportojnë se në sajë të aksionit të ndërmarrë mëngjesin e sotme janë arrestuar 30 persona. Si objektiv thuhet se ka qenë goditja e bandës shqiptare dhe tregtisë së tyre ndërkombëtare të drogës dhe të armëve.

Mëngjesit e sotëm, rreth orës 04:00, qindra oficerë policie kryen tridhjetë kontrolle shtëpish në Antwerp të Brukselit, ndërsa arrestoi disa persona në Belgjikë, Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.

Media belge “HLN” shkruan se nuk është hera e parë që mafias shqiptare i jepet një goditje. Po sipas kësaj medie ka një shans të mirë që aksioni i sotëm të lidhet me një operacion të ngjashëm që u krye në Bruksel në tetor të vitit të kaluar. Ishte “zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme”, tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit.

Ky operacion erdhi pas aksionit të parë ku u arrestuan 64 persona ndërsa 114 banesa u bastisën nga policia. Hetuesit zbuluan gjithashtu 6 laboratorë të përpunimit të kokainës. “Gjithashtu rezultoi se në Bruksel po zhvillohet një luftë e vërtetë droge. Ka një grindje territoriale mes dy klaneve që ka rezultuar tashmë në të paktën tetë vendbanime, si në vendin tonë ashtu edhe në Shqipëri.”, shkruan media belge.

Të Fundit