Arrestimi nga SPAK, Pandeli Majko pranon mandatin e ish-deputetit Alqi Bllako – Stop
Lajme, Të Gjitha

Arrestimi nga SPAK, Pandeli Majko pranon mandatin e ish-deputetit Alqi Bllako

Pandeli Majko ka pranuar mandatin e lënë vakant nga Alqi Bllako dhe pritet kësisoj të rikthehet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Alqi Bllako hoqi dorë nga mandati i deputetit pasi është nën hetim nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.

Pandeli Majko nuk ia doli të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë që Partia Socialiste mori 18 mandate në kryeqytet, ndërkohë që Majko ishte renditur nga Rama i 19-ti në listë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *