Arrestimi i politikanëve dhe largimi i prokurorëve, Kim: Ky është vetëm fillimi

Këtë të mërkurë në një aktivitet të organizuar kundër pastrimit të parave dhe krimit kibernetik, ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka paralajmëruar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi.

Kim teksa vlerësoi sukseset e arritura nga Shqipëria në vitin 2021, vuri në dukje trafikimin e heroinës si dhe trafikimin e qënieve njerëzore që sipas saj ka shënuar rritje.

Krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekstremizmi minojnë demokracinë, gërryejnë tregjet dhe kërcënojnë shtetin ligjor. Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar humbasin besimin në sistem. Atyre duhet t’u garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Shqipëria ka arritur suksese në vitin 2021, nga largimi i gjyqtarëve e prokurorëve te arrestimi i politikanëve. Ky është fillimi. Po shohim një epokë të re ku sistemi mund tu shërbejë qytetarëve. Pavarasisht suksesit, Shqipëria është rrugë kyçe për trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore në Evropë. 60-65 tonë heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë para dhe të kontribuojnë në korrupsionin në vend. Gjykatës, prokurorë, policë e gazetarë kanë qenë subjekt i kanosjes. Të diskutojmë se si Ministria e Brendshme mund të veprojë. Të prodhohen prioritete dhe plan i shëndoshë. Unë kam parë çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë kur e ndajnë mendjen për diçka. Krijimi i një organi të duhur mbikëqyrës policor, forcimi i aftësisë për të luftuar narko-trafikun dhe krimin e organizuar. Ndjekjen e fondeve të paligjshme që rrjedhin përmes sistemit të Shqipërisë dhe pastruesve të parave që e bëjnë të mundur. Sekuestrimi i pasurive të kriminelëve që tashmë SPAK po e bën. Sikurse kemi parë zyrtarë amerikanë përfshirë dhe mua kemi qenë në kufi me Greqinë për të mbyllur këto boshllëqe. Le ta përmirësojmë sistemin dhe të punojmë së bashku që besimi i publikut të rritet. Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia”, tha Yuri Kim.

Të Fundit