Ardi Veliu shkarkohet nga detyra si drejtor i Policisë së Shtetit – Stop
Lajme, Të Gjitha

Ardi Veliu shkarkohet nga detyra si drejtor i Policisë së Shtetit

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Televizioni Klan ka mësuar nga burime zyrtare se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ia ka përcjellë vendimin e tij Këshillit të Ministrave.

Shkarkimi i Veliut, vjen pas një sërë ngjarjesh kriminale, ku më e rënda ishte vrasja e një efektivi policie në Lezhë. Po ashtu, Veliu u shkarkua pas afatit 100 ditor që i kishte lënë kryeministri Rama policisë që të ndryshonte gjendjen e kriminalitetit dhe për të rritur sigurinë në vend.

Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018. Emri i Ardi Veliut u propozua nga ministri asokohe i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe u miratua nga kryeministri Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *