Arben Ahmetaj: Ne ulëm çmimin e energjisë, do e përballojmë krizën – Stop
Lajme, Të Gjitha

Arben Ahmetaj: Ne ulëm çmimin e energjisë, do e përballojmë krizën

Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, se FMN, ka vlerësuar vendin për menaxhimin e krizës së pandemisë.

Ahmetaj nënvizoi se plani tre pikësh i miratuar nga qeveria për menaxhimin e krizës energjetike është i ai i duhur dhe ftoi opozitën që të hedhë në tryezë idetë e tyre në këtë drejtim.

Ndër të tjera ai tha po ashtu se patronazhistët janë pjesë e Partisë Socialiste dhe prej tyre do të vijë dhe fitorja në mandatin e katërt.

Varfëria është relative. Vini këtu e bëni fjali me apologjizma, nuk thoni asgjë, bëni diskutim për çmimet. Vini këtu dhe përfaqësoni ato zemrat e zjarrta që nuk iu votuan. Kërcënuat patronazhistët, t’i vini anash. Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Ne do të punojmë të gjitha instrumenteve që na lejon demokracia dhe patronazhistët për të fituar mandatin e katërt. Sa i përket krizës energjetike, nuk duhet të flisni.

Edhe një koment për ju që merreni me ekonominë. Për krizën energjetike nuk duhet të flisni, sepse tre pikat e thëna nga kryeministri garantojnë energji për të gjithë. Nuk do të ketë rritje çmimesh për qytetarët. Imagjinoni sikur të ishim në vitin 2013. Në atë vit humbjet ishin 45%. E dini se sa ka qenë humbja për shkak të menaxhimit, 1.1 mld. E si flisni këtu pa pikë reference për 10 mln. Nëse keni propozim më të mirë silleni, e ne do e marrim në konsideratë. Por furnizimi i qytetarëve me energji është parësore për ne.

Sa për rindërtimin, ju thatë dikur 3 D, e më pas thatë që do të ndërtohen pallate te Sami Frashëri, por historia është që deri më 25 nëntor, do të hyjnë 700 familje në pallate dhe sot vetëm ata që kanë marrë përsipër fondi shqiptar i zhvillimit janë gati 2 mijë njësi individuale dhe falas për qytetarët. Kur të shpërndajmë pallatet për të gjithë do e bëjmë me short

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *