Apeli i Stop për Katalean një muajshe!

Irgest Sulejmani eshte babai i Kataleas një muajshe.

Katalea, lindi me probleme në rrugët e frymarrjes dhe për këtë I duhej një ndërhyrje e menjëhershme.

Irgesti tregon qe ka trokitur ne dyert e te gjitha institucioneve, askush nuk e ka ndihmuar.

Mamaja e Irgestit, gjyshja e Kataleas 1 muajshe,  është detyruar të marrë një kredi prej 2000 euro për të bërë të mundur kurimin e vajzës së vogël jashtë Shqipërisë , por këto nuk i mjaftojnë, pasi gjysmën e shumës së marrë në kredi e ka shpenzuar për udhëtimin drejt Italisë.

Sikur të mos mjaftojë fakti që Irgesti është  I verbër, sot ai bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e vogël gjenden në mes të 4 rrugëve të italisë, pasi spitali i kërkon brenda 7-të ditëve detyrimin prej 3000 Euro që duhet të paguajë për kurimin e vajzës.

“STOP” i bën apel të gjithë shqiptarëve  të  mbidhemi sadopak për  ta ndihmuar  Katalean  e porsalindur”

Të Fundit