Apeli i mjekes: Mbani maskën, nuk duam t’ju shohim në spital me maskë oksigjeni – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Apeli i mjekes: Mbani maskën, nuk duam t’ju shohim në spital me maskë oksigjeni

Rritja e përditshme e rasteve me COVID-19 ka shtuar edhe më tej ndjeshmërinë ndaj rrezikut prej këtij virusi fatal, e veçanërisht nga bluzat e bardha të cilët në betejën e përditshme e njohin më mirë se kushdo ‘fytyrën’ e vërtetë të tij.

Përmes një videoje sensibilizuese të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, prof. Alma Canit, shefes së reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” COVID-2, dukshëm e prekur, apelon qytetarët të tregojnë shumë kujdes me rregullat e përditshme dhe veçanërisht me mbajtjen e maskës, nëse siç thekson, nuk duan të përfundojnë duke mbajtur një maskë tjetër në spital, atë të oksigjenit,

“Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen, shpërndarje të virusit dhe numër të shtuar pacientësh në spital. Kërkojmë ndihmën tuaj. Mbani maskën, nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit për të mbajtur maska të tjera, maskën e oksigjenin e për më tepër në terapi intensive”, thotë mjekja.

Një ditë më parë në vendin tonë u shënua një numër rekord rastesh të reja me COVID-19, 311 të prekur dhe 6 viktima.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *