Ankand rekord, një qershi shitet për 280 euro – Stop
Bota, Të Gjitha

Ankand rekord, një qershi shitet për 280 euro

Një qershi e vetme e varietetit më të çmuar në Japoni arriti në 40,000 jen, 280 euro, në ankandin e parë të vitit në qytetin verior të Hachinohe.

Qershia është pjesë e cilësisë Juno Heart, e njohur për shijen e saj të ëmbël dhe shumë të pëlqyeshme, e zhvilluar nga një qendër kërkimore në prefekturën Aomori dhe e konsideruar si një dhuratë e nivelit të lartë.

Për të përmbushur standardet, qershitë e kësaj specie duhet të kenë një diametër më shumë se 2.8 centimetra dhe të kenë një përmbajtje sheqeri prej 20 gradë. Ato janë gjithashtu qershitë më të mëdha të rritura në Japoni, me një gjerësi minimale prej 31 mm dhe shiten me emrin ‘Aomori Heartbeat’.

Në mes të rreth 50 paketave që ishin në shitje, me 15 nga frutat më të mira, një kuti u shit për 600,000 jen, e barabartë me 4,220 euro, duke tejkaluar rekordin prej 450,000 jen vitin e kaluar.

“Këto janë fruta që nuk mund të gjenden askund tjetër,” tha fituesi, Kyoko Nagatsuka, president i një konglomerati frutash dhe perimesh në prefekturën Chiba, në periferi të Tokios, në fund të ankandit të qytetit, duke shpjeguar se frutat do të jenë te disponueshme ne çdo dyqan prane kryeqytetit.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *