Ambasadorja Kim: Shqipëria te vendet me nivel të ulët rreziku nga Covid-19, lajm i mirë për amerikanët që të duan të vijnë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Ambasadorja Kim: Shqipëria te vendet me nivel të ulët rreziku nga Covid-19, lajm i mirë për amerikanët që të duan të vijnë

TIRANË

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, jep lajmin se Shqipëria ka kaluar rrezikut nga koronavirusi, duke u futur te vendet me rrezik të ulët.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19.

“Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan ambasadorja Kim.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *