Alibeaj: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës mban në pushtet Ramën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj doli sot në një deklaratë për mediat ku u shpreh se çdo shqiptarë e ka patë se si Tom Doshi ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër.

Ai gjithashtu iu bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Alibeaj tha se kush voton “partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën”.

“Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër.

Shkodranët e dinë se çfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës.

Prandaj shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat.

Demokratët në 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e radhës me Ramën.

Shkodranët me 6 mars do të duhet të zgjedhin nëse do ti nenshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si non grata nga SHBA, apo do ta shndërrojnë bashki në shërbim të tyre, në shërbim të qytetit.

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë:

Kandidatët e non gratave apo birin tuaj Xhemal Bushatin!

Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë!

Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën”,-tha Alibeaj.

Të Fundit