Alarmi/ 28 vjeçari nga Firencja endet prej dy javësh i infektuar në Shqipëri – Stop
Të Gjitha

Alarmi/ 28 vjeçari nga Firencja endet prej dy javësh i infektuar në Shqipëri

Rasti i 28 vjeçarit nga Firencja që është evidentuar si pacienti i parë me korinavirus në Shqipëri, përbën në fajt një kazus shumë më alarmant sesa duket. Jo për faktin se ai ka hyrë i pakontrolluar në pikën kufitare të Muriqanit, por sepse ai është endur dy javë në Shqipëri duke takuar shume njerëz. Mjekja Dhurata Hysi ka deklaruar nga pika kufitare e Muriqanit se 28-vjeçari shqiptar i prekur me koronavirus ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, pa u kontrolluat.

“Djali hyri më datë 26, në orën 00:40 të natës. Nuk është kontrolluar, pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar atje. Ne kishim prioritet zonat e prekura në Itali dhe Kinë. Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura”.  Ajo që dihet deri më tani është se ai e ka kaluar Covid 19 tek i ati, por nuk mund të imagjinohet se sa njerëz të tjera ka kontaktuar. Prandaj nuk ka asnjë shanc që rastet e para, tashme te shtruara ne infektiv, të mbeten të izoluara. Silva Bino anetare e Task Forcës ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *