Akuzohet se dhunoi kunatën, 45-vjeçarja: Nuk e kam rrahur, por i hoqa…

Gjykata e Lezhës këtë të enjte ka lënë në “Arrest shtëpie”, Age Gjacin, e cila u arrestua nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatën e saj në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Gjatë seancës së sotme, 45-vjeçarja mësohet të ketë thënë se nuk ka ushtruar dhune ndaj kunatës, por ka tentuar t’i heqë telefonin me të cilin po e filmonte dhe në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën. Më pas në konflikt janë përfshire edhe familjar të tjerë.

Pavarësisht pretendimeve të kësaj të fundit, referuar materialit te paraqitur nga policia, prokurori i çështjes, Françesk Ganaj kërkoi që 45-vjeçarja Age Gjaci të qëndrojë në burg, por pasi dëgjoi palët gjykata vendosi një masë më të butë ndaj saj,

Togat e zeza vendosën masën “Arrest në shtëpi”, referuar faktit se dhe vetë e akuzuara e persona të tjerë kane pësuar dëmtime gjatë përplasjes fizike.

Ndërkohë për të gjithë personat e përfshirë në konflikt pritet të kryhet ekspertimi mjeko-ligjor, duke qenë se ata kanë pësuar fraktura dhe kjo pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Të Fundit