Aktori ndahet nga gruaja e tij shtatzënë: Nuk është fëmija im – Stop
Bota, Të Gjitha

Aktori ndahet nga gruaja e tij shtatzënë: Nuk është fëmija im

Steve Burton dhe gruaja e tij, Sheree Burton janë ndarë pas 23 vitesh. Ylli i “General Hospital” njoftoi  se ai dhe Sheree, e cila është shtatzënë, nuk janë më bashkë. “Doja të sqaroja diçka. Sheree dhe unë jemi ndarë. Së fundmi ajo njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të 4-të. Fëmija nuk është i imi”, shkroi aktori.

PASADENA, KALIFORNI - 05 MAJ: Sheree Gustin dhe Steve Burton marrin pjesë në ceremoninë e 46-të vjetore të Emmy Awards në Pasadena Civic Center më 05 maj 2019 në Pasadena, Kaliforni.  (Foto nga David Crotty/Patrick McMullan nëpërmjet Getty Images)

Megjithatë, nuk dihet se sa kohë kanë që janë ndarë dhe nëse bëhet fjalë për një tradhti nga ana e ish partneres së tij. Ndërkohë Sheree nuk ka folur ende publikisht për ndarjen e tyre. Kujtojmë që dyshja tre fëmijë së bashku: Makena, Jack dhe Brooklyn. Ata u martuan në vitin 1999.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *