Akti monstruoz me pacienten me covid, pranga sanitares Tire Alldervishi-Stop-13 Janar 2021 – Stop
Të Gjitha

Akti monstruoz me pacienten me covid, pranga sanitares Tire Alldervishi-Stop-13 Janar 2021

Ditën e djeshme emisioni “Stop” publikoi një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2.Vajza e një zonje 55 vjecare, e cila humbi betejën me covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, Tire Alldervishi,duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi” tregonin qartë abuzimin me detyrën në spital dhe pazarin me jetën e pacientes.E ndjera ishtë ankuar, se Tirja i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale, ajo detyrohej t’i kryente në krevat.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lëshoi një deklaratë, ku dënoi me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares sē spitalit “Shefqet Ndroqi”.Gjatë ditës së mërkurë ka reaguar edhe vetë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke shkarkuar sanitaren dhe dënuar aktin e saj. Ndërkohë paraditen e të mërkurës është arrestuar sanitarja 58 vjecare Tire Alldervishi, që i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën nga koronavirusi, por që e kishte lënë të vdiste, duke mos i dhënë as bukë e as ujë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”,sipas njoftimit të policisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *