Aksidentohet furgoni me 3 të burgosur brenda, plagoset polici.

Një furgon që i përket institucionit të burgut, është aksidentuar në Tepelenë, duke lënë të plagosur një polic.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Qesarat, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i policit që ka mbetur i plagosur.

Brenda në furgon kanë qenë dhe tre të burgosur, që sipas burimeve nuk kanë marrë lëndime serioze.

Të Fundit