Aksidenti Fier-Vlorë, humbin jetën katër persona, mes tyre dhe dy fëmijë

Detaje të reja janë zbardhur nga policia lidhur me aksidentit e ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota”.

Burime policore bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit, 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe dy fëmijë) kanë ndërruar jetë.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Levan, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Levan në afërsi të fshatit Panaja, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet të ketë viktima.

Bëhet me dije se dy automjete kanë përfunduar të copëtuara si pasojë e përplasjes së fuqishme, ku njëra prej tyre ka dalë nga rruga.

Deri tani një vajzë e mitur është nxjerrë nga makina e shtypur plotësisht e cila është marrë nga ambulanca dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë një tjetër person ndodhet në makinë dhe po nxirret nga mjekët e urgjencës.

Të Fundit