Aksidenti/ Dëshmitari: Ishte prishur barriera, ka 2 muaj që s’po e rregullojnë

Një person dëshmitar i aksidenti tragjik të ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në Librazhd, që i mori jetën tre personave tha për mediat se barriera mbrojtëse e rrugës ishte shembur dhe prej dy muajsh nuk po merrnin masa për ta rregulluar.

Ai shtoi se ky është aksident i tretë që regjistrohet në të njëjtën pike, ndërkohë që thekson se nuk janë marrë masa për të rregulluar barrierën mbrojtëse.

“Sapo pashë që kishte ndodhur diçka erdha me vrap, në atë kohë nuk kishte asnjë më pas u mblodhën të gjithë. Di se janë tre të vdekur, ajo gruaja doli me djalin, ishte 8 metra poshtë në shkëmb. Duheshin shkallë të gjata, nxorëm djalin duke u mbajtur me njeri-tjetrin. Gruaja nuk shpëtoi, vdiq sa doli nga makina. Kjo është e treta herë që ndodh e njëjta gjë. Ka dy muaj që është prishur barriera mbrojtëse, ka qenë e shembur, nuk kanë marrë masa për ta rregulluar.”, tha ai.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 të paradites së sotme ku automjeti ku po udhëtonin viktimat u përplas me një tjetër mjet dhe më pas përfundoi në lumin Shkumbin.

Të Fundit