Agron Shehaj: Mbështes kuvendin në 11 dhjetor, kam qenë i përjashtuar ‘de fakto’ nga PD

Agron Shehaj, në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se është sulmuar nga mbështetësit e Bashës, që prej momentit kur ai kandidoi për kryetar të kësaj partie dhe se de facto ka qenë i përjashtuar dhe mënjanuar nga partia që kur ai kandidoi për kryetar të kësaj partie.

Me sa duket më janë vërsulur, dhe kjo ka nisur që kur kandidova për kryetar të PD. Aty ka filluar izolimi, apo de facto përjashtim. Me vendimet që ka marrë Basha pas zgjedhjeve, unë de facto kam qenë i përjashtuar nga PD. Kam qenë i mënjanuar.

Unë jam deputet. Unë nuk vendosa të marr pjesë në Kuvendin e datës 11, sepse më ishin mbyllur mundësitë me kryetarin Basha. Vendosa sepse duke kontrolluar firmat, mbështetja midis demokratëve, reagimet pro Berisha në rrjetet sociale, sondazhet e shumta që janë bërë, e dimë shumë mirë si e nxjerrin Bashën dhe si nxjerrin Berishën. Tregojnë qartë që demokratët duan ndryshim, duan të bëjnë Kuvendin. Unë si përfaqësues i Kuvendit duhet të shkoj nëse mendoj se është legjitim dhe është legjitim.

Të Fundit