Agjencia ndërkombëtare Moody’s: Shqipëria pozicion të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Agjencia ndërkombëtare Moody’s: Shqipëria pozicion të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s ka publikuar rishikimin periodik të saj për Shqipërinë, ku thekson pozicionimin e qëndrueshëm të vendit tonë në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.

Sipas kësaj agjencie ky rishikim periodik nuk ndryshon qëndrimin për institucionet dhe qeverisjen, duke rikujtuar pozitivisht angazhimin e vendit në procesin e integrimit në BE.

Gjithashtu, konfirmon qëndrimin për faktorin ekonomik dhe fiskal, pas daljes së suksesshme në tregjet ndërkombëtare në 2020.

Po kështu, në raportin e fundit të renditjes, Moody’s ka njohur efektet e pandemisë në ekonomi dhe ndikimin e pashmangshëm, por të përkohshëm negativ edhe në parametrat fiskalë.

“Megjithatë, kushtet e forta e të qëndrueshme ekonomike në vitet e fundit dhe përpjekja e përbashkët nga autoritetet për të luftuar ekonominë informale kanë përmirësuar tregun e punës”, thuhet në raport.

Po kështu, agjencia ka vlerësuar konsolidimin fiskal dhe rikthimin në indikatorë makroekonomikë fiskalë pozitivë në vitin e ardhshëm.

Në vlerësimin e saj të fundit, (përpara një muaji) agjencia parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021), ku parashikon një rritje pozitive prej 5%.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *