Abuzime në Kadastrën e Durrësit, ministri Manja kërkon shkrirjen e drejtorisë

Ministria e Drejtësisë Ulsi Manja në një deklaratë për mediat ka folur për Drejtorinë Antikorrupsion dhe denoncimet e ardhura.

Ai u shpreh se drejtoria e Antikorrupsionit, pas hetimeve që ka kryer, ka zbuluar shkelje të rënda të Kadastrës së Durrësit.

Manja tha se i ka drejtuar një kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kadastrave, Artan Lames,masë për shkarkime nga detyra të pothuajse të gjithë drejtorisë në Kadastrën e Durrësit.

Ndër të tjera ministri tha se bëhet fjalë për një koordinim perfekt i të gjithë administratës në shkelje të ligjit, duke filluar nga drejtori deri te nëpunësit.

“Në Durrës, që në fillim të herës kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra pothuajse të gjithë drejtorinë. Nga drejtori i ASHK Durrës te përgjegjësi i sektorit të legalizimeve, hartografisë e të tjerë specialistë. Janë 215 dosje legalizime objektesh vetëm për periudhën gusht-tetor 2021, ku ka rezultuar se në këto dosje mungonin totalisht dokumentacioni më i rëndësishëm që kërkon ligji. Pa akt evidentimi në terren, pa harta treguese dhe një sërë shkeljesh të tjera. Është një guxim i madh, një zyrë e gjitha në shkelje, nga drejtori te nëpunësit të gjithë në sinkron. Emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacion të plotë është në kundërshtim me ligjin”,-tha ndër të tjera Manja.

Të Fundit