Abuzime me pronat, Manja: Kemi kallëzuar në SPAK 6 punonjës të kadastrës

6 punonjës të kadastrës janë kallëzuar në SPAK për 2 raste abuzimi me pronat.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili këtë të martë ka bërë publike dy denoncime që janë trajtuar nga njësia anti-korrupsion.

Rastet në fjalë lidhen me legalizimin e një kati shtesë në një shkollë në Ishëm si dhe për një punonjëse e kadastre që pronësinë e një trualli ja ka dhënë 3 personave të ndryshëm.

“Rasti i parë ka bëjë me njësinë administrative Ishëm, Durrës. Është legalizuar një vend brenda një kopshti publik, ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin. Legalizimi është bërë në mënyrë abuzime, zyrtarët që do të denoncohen sot në SPAK e kanë marrë legalizimin për privatin. Kemi dërguar në prokurori 6 persona, punonjës aktual e jo vetëm. Me veprimet e tyre shpërdoruan detyrën në mënyrë flagrante. Rasti i dytë ka të bëjë me regjistrimin e një prone pa dokumentacion”, u shpreh ministri.

Sakaq ministri njoftoi se kjo njësi po trajton dhe 128 denoncime të tjera që lidhen me abuzimet e pronave në pjesën më të madhe.

“Shteti zhvishet nga pronësia me veprime fiktive nga punonjës shtetëror të kadastrës. Nëpunësja e kadastrës ka kryer veprim mbi kartelën e pasurisë pa kryer veprim në sistem. Një herë kartela është në emër të qytetit, një herë është në emër të shtetit dhe për herën e tretë është në emër të një qytetari tjetër pa dokumente pronësie. Të gjitha këto veprime janë kryer vetëm nga një person”, përfundoi Manja.

Të Fundit