A duhet të legalizohet kanabisi në Shqipëri? Rama iu kërkon qytetarëve mendimin

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pyetjen e radhës që do iu drejtohet shqiptarëve në kuadër të nismës për këshillimin Kombëtar me qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu ka drejtuar një pyetje shqiptarëve rreth legalizimit të kultivimit të kanabisit mjekësor në vendin tonë.

“Këshillimi Kombëtar/Pyetja 6

Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon: https://keshillimikombetar.al/ ,”-shkruan Rama.

Pyetja e 6:

Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

Kanabisi mjekësor, i cili është i ndryshëm nga kanabisi për përdorim vetjak, provohet gjerësisht nga shkenca se ka efekte kurative. Megjithatë, siç rezulton nga eksperienca e vendeve të ndryshme të rajonit apo botës, shfrytëzimi i kontrolluar i kanabisit nga shteti ka impakt shumë pozitiv jo vetëm në shëndetësi, por edhe në rritjen ekonomike dhe në luftën kundër shfrytëzimit të paligjshëm të kësaj bime.

Opsionet e përgjigjes:

-Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor.

– Nuk kemi nevojë për këtë nismë.

– Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.

Të Fundit