80 raste të reja me HIV-AIDS në vitin 2022, shumica e të prekurve meshkuj – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

80 raste të reja me HIV-AIDS në vitin 2022, shumica e të prekurve meshkuj

Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër SIDA-s, në Tiranë është hapur, klinika ambulatore e HIV-AIDS e rikonstruktuar në ambientet e Spitalit Infektiv.

Shqipëria është një vend me incidencë të ulët për sa i përket hapjes së këtij infeksioni.

Megjithatë krahasuar me një vit më parë janë kryer mbi 50 mijë testime ose 16% më shumë se 2021, ku shumica janë gra shtatëzëna.

Nga 1,600 gra që testoheshin në vitet e shkuara, vetëm për vitin 2022 janë mbi 5,000, të cilat janë testuar për HIV/AIDS. Ajo çfarë është e rëndësishme është trajtimi dhe diagnistikimi i shpejtë. Nëpërmjet programeve tona dhe programit Global Fund do të fillojmë edhe vetë-testimin për HIV-AIDS. E gjithë lufta në këtë aspekt është diagnostikimi në kohë, në mënyrë që edhe trajtimi të fillojë sa më shpejt dhe të jetë në kontroll infeksioni”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Infektimi me virusin HIV në 96% të e rasteve ndodh nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Aktualisht 792 persona marrin mjekim me ARV, nga të cilët 780 janë të rritur në moshë dhe 12 janë fëmijë.

“U fillua me 150 pacientë që merrnin terapi në vitet 2010-2011 dhe sot janë të gjithë pacientët në terapi dhe nuk kemi problematika dhe mangësi përsa i përket terapive antiretrovirale. Janë 792 raste apo qytetarë të cilët trajtohen me këto terapi”, tha ajo.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2022 janë identifikuar 80 raste të reja me HIV-AIDS. Numri më i lartë i rasteve të diagnostikuara i përket gjinisë mashkullore, ku nga 80 raste, 61 janë meshkuj.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *