80 mln € të konfiskuara, Yuri Kim takon prokurorët e SPAK: Rezultate reale

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Kim bën me dije se rezultatet dhe arritjet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë qenë në fokus të takimit.

Kim shprehet se i ka falënderuar ata për arritjet dhe rezultatet reale të këtij institucioni që nga dhjetori 2019, kur edhe u krijua, teksa thekson se janë dënuar mbi 250 persona dhe janë konfiskuar 80 milionë euro, krahasuar me 20 milionë euro të konfiskuar në 8 vitet e mëparshme.

U takuam me prokurorë specialë për t’i falënderuar për arritjet që kur SPAK u krijua në Dhjetor 2019. Që atëherë, mbi 250 persona të dënuar dhe 80 milionë euro të konfiskuar (krahasuar me 20 milionë euro gjithsej 2011-2019). Kur SPAK çon një çështje në gjykatë, ata fitojnë 90% të kohës. Rezultate reale”, shkruan Kim.

Të Fundit