76 vjetori i çlirimit, festohet nën masa kufizuese festa e dytë të nëntorit

76 vjetori i çlirimit e gjeti vendin në një gjendje tjetër të jashtëzakonshme, jo ajo tradicionale siç shkruhet në librat e historisë, por me një armik të padukshëm që po gjunjëzon gjithë botën, COVID-19.

Si çdo luftë që ka brenda shumë beteja ajo me coronavirus-in do të vijojnë çdo ditë dhe rezultati do të duket nga shifrat e përditësimit nga Ministria e Shëndetësisë, por sot shqiptarët kremtojnë sakrificën e heronjve të kombit të cilët për mbi pesë vite luftuan ndaj okupatorëve fashistë e më pas ato nazistë.

Organizimet shtetërore do të jenë të kufizuara për shkak të masave anti-COVID, njësoj si një ditë më parë në festën e108 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Por pavarësisht kufizimeve në organizimet festive, nderimet për heronjtë e kombit nuk do të mungojnë.

Gëzuar ditën e çlirimit Shqipëri!

Të Fundit