‘7 vite që presim, Stop na e zgjidhi për 7 orë’ i zaptoi ullishten, gazetarja ‘zgjon’ institucionet

Ndodhemi në Karroq, Godolesh 2 km larg Elbasanit.Liljana Mato, një prej 16 trashëgimtareve të familjes Qosja ka një ullishte rreth 16 dynym në këtë zonë. 12 dynym i ka shfrytëzuar, ndërsa 4 prej tyre i ka zaptuar Herald Saraci. Saraci thotë, se e ka cuar cështjen në gjykatë, por Liljana thotë, se ka certifikatë pronësie. Në Gjykatë nuk ka asnjë proces të regjistruar për këtë rast. Liljana thotë, se kur vendosi beton, për të rrethuar ullishten, Heraldi nxorri armën e shërbimit. I plotfuqishmi i zonës, erdhi dhe iku dhe cështja u mbyll, pasi Herald Saraci konsiderohej i paprekshëm. Saraci është shkarkuar nga vettingu. Më parë ka qenë në Shish, ish komisioner dhe po hetohet nga Spak.Në Kadastrën e Elbasanit na thonë, se prona në fjalë i takon familjes Qosja dhe nuk ka shënime në kartelën e pasurisë.

Të Fundit