65-vjeçari tenton të abuzojë seksualisht me 50-vjeçaren

Një 65-vjeçar në Manzë të Durrësit është arrestuar nga policia pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare.

I arrestuari me iniciale M.Sh. kishte tentuar të largohej, por më pas u arrestua nga policia. Në oborrin e banesës së tij, uniformat blu gjetën edhe 28 bimë kanabisi, të cilat i kishte kultivuar 65-vjeçari. Këto bimë narkotike u asgjësuan me djegie.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”,  mbetur në tentativë ,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të Fundit