613 kg kokainë/ Shtyhet sërish gjyqi për Arbër Çekajn, zbardhen shkaqet – Stop
Të Gjitha

613 kg kokainë/ Shtyhet sërish gjyqi për Arbër Çekajn, zbardhen shkaqet

Shtyhet sërish gjyqi për administratorin e kompanisë ‘Arbi Garden”, Arbër Çekajn.

Shkak është bërë mungesa e avokatit të Donaldo Lushajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite.

“Kam bërë ankesë për të kërkuar largimin e prokurorit Edvin Kondili ne KLP, pasi nuk mund të vazhdoj me një prokuror që manipulon provat”-tha Çekaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *