6 Dhjetori, Berisha: Rama anuloi ditën e pushimit, u tmerrua se administrata do dilte në protestë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 6 Dhjetori nuk është ditë pushimi, pas lajmeve se për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor kjo ditë do të ishte pushim për administratën.

Por kryetari i PD Sali Berisha thotë se administrata e Tiranës ishte njoftuar për ditë pushimi, por Rama e anuloi këtë vendim.

Sipas Berishës, anulimi i ditës së pushimit erdhi pasi administrata do të dilte në protestën e opozitës.

“E morët vesh çfarë bëri. E anuloi ditën e pushimit për administratën, sepse u tmerrua, sepse administrata mund të dilte në protestë me ne. I bëj thirrje administratës të vijnë tek ne. Kur kuptoi që administrata e tërë do të derdhej në shesh, e anuloi tha ka qenë lajm i rremë, kur ata ishin njoftuar të gjithë”, deklaroi Sali Berisha.

Këto komente kryetari i PD i bëri gjatë një takimi me banorë të Njësisë 1 dhe 3 në kryeqytet.

Të Fundit