5-vjeçarja u vra nga nëna, gjyshja: E rrihte, një ditë ia hoqëm ne nga duart

Të tjera dëshmi janë dhënë nga familjarët e 5-vjeçares që u vra dhe u varros nga nëna e saj 23-vjeçare, Martina Patti.

“Një ditë po e rrihte nëna e saj dhe na u desh t’ia hiqnim nga duart”,-kujton gjyshja nga babai e shkatërruar nga pikëllimi.

“Besuam në historinë e personave me kapuç, nuk kishim arsye të mos e besonim,”-deklaroi Rosaria Testa, gjyshja nga babai i Elena Del Pozzo-s.

Ajo foli për mediat italiane nga vendi ku u gjet kufoma e mbesës së saj 5-vjeçare.

Kufoma e 5-vjeçares u gjet pas presionit të ushtruar nga prokurorët dhe hetuesit mbi nënën vrasëse, e cila pasi stisi historinë e rrëmbimit të vajzës së saj, pranoi se e kishte vrarë ajo vetë.

Vajza 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Katania). Karabinierët e Katanias e gjetën trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin e saj, babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

“Duket kaq e çuditshme, absurde“,-tha gjyshi i saj nga babai, Giovanni Del Pozzo.

“Nëna e Elenës ishte shumë e mbyllur, nuk mund ta shpjegoj arsyen e asaj që ndodhi. Por kush e ka bërë duhet të paguajë, edhe kushdo që e ka ndihmuar”,-tha ai.

Të Fundit