5 fakultete rrezikohen të mbyllen. – Stop
Të Gjitha

5 fakultete rrezikohen të mbyllen.

Fakultet dhe shumë degë studimi rrezikojnë të mbyllen pasi kanë të regjistruar më pak se 10 studentë që është pragu minimal.

Tashmë që është mbyllur faza e parë e pranimit në Universitet që është edhe më e rëndësishmja, Qëndresa Qytetare përmes një raporti ngre shqetësimin se 87 degë dhe 5 fakultete në Universitetet e rretheve rrezikojnë të mbyllen.

“Fakultetet që rrezikohen janë 2 në Gjirokastër, 2 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe 1 në Universitetin e Korçës”. 4 nga 5 fakultetet që rrezikojnë mbylljen i përkasin shkencave humane dhe të edukimit. Lidhet drejtëpërdrejtë me kriterin e mesatares që u rrit në degët e mësuesisë. Matura shtetërore është një proces që ndryshon prej 13 vitesh 1 apo 2 muaj përpara zgjedhjes së degëve”, thotë Rigels Xhemollari.

Vetëm vitin e kaluar u mbyllën 7 degë studimi.

“Situata shfaqet 2 fish më e përkeqësuar pasi vitin e kaluar rrezikonin 47 degë për t’u mbyllur, por u mbyllën 7 me vendim të Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve, ndërsa këtë vit 87, si dhe 5 fakultete, ndërkohë që vitin  e kaluar nuk kishim asnjë fakultet.”

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2018 u regjistruan rreth 129 mijë studentë, prej të cilëve 23 mijë në universitetet private, duke shënuar një rënie prej 7% krahasuar me 2017.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *