47-vjeçari abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren në Mat dhe e kërcënoi të mos tregojë

Urim Cenuka është 47-vjeçari i cili është arrestuar nga policia pasi dyshohet se dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe.

E mitura e ka kallëzuar ngjarjen në polici së bashku me familjen ditën e djeshme ndërsa bëhet me dije se 47-vjeçari e ka kanosur të miturën për të mos treguar. Mësohet se familja e 12-vjeçares është në gjendje të vështirë ekonomike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.’– shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

Të Fundit