400 milione leke per “100 fshatra turistike” drejtori i fondit i kalon tenderin vetes!

Në këtë pjesë të emisionit sjellim fakte mbi një tender të kompromentuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me plot 400 milionë lekë.Objekt i këtij tenderi, firmosur nga drejtori i FSHZH Dritan Agolli, është hartimi i një menuje për 100 fshatra turistikë në Shqipëri. Fitues u shpall bashkimi i subjektit “Maskarpone” me administrator Alfio Rotani dhe personi fizik Endrit Maci. Detaj kompromentues është fakti, se vetëm dy ditë para shpalljes së fituesit FSHZH njofton për ndryshime në dokumentat e tenderit dhe kriteret janë përshatur, që fituesi të ishte paracaktuar.Por nuk është kjo e gjitha. Alfio Rotani rezulton shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, në pronësi të Flladi Agollit, djali i Dritan Agollit, ose kreut të FSHZH.

Të Fundit