25 prilli, Lefter Maliqi: Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Deputeti aktual i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka deklaruar këtë të hënë se Partia Socialiste ka manipuluar zgjedhjet e 25 prillit dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, mazhoranca kishte për synim në këto zgjedhje goditjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa po ashtu, Maliqi theksoi se në zgjedhje ka pasur blerje masive të votave.

“Duke përdorur makinat e Policisë së Shtetit, vrasës në të gjithë Republikën e Shqipërisë, duke evidentuar mbështetësit e LSI-së, synimi ishte që të godisnin sa më pak PD-në që të mos bëhej zhurmë e madhe dhe të godisnin LSI-në. Megjithëse me këtë blerje masive, LSI-ja mbijetoi me mbi 118 mijë vota duke rrëmbyer 3 mandate në fund. Mesazhi im është i fortë që jemi më të fortë se kurrë se këto zgjedhje nuk do të njihen, nuk ishin zgjedhje por blerje. Ishin krim elektoral. I bëj thirrje opozitës së bashkuar që të bëjë çdo rinumërim të kutive të votimit sepse e dimë që masakra elektorale ishte para, gjatë votimit dhe pas procesit të votimit. U kapën nga shumë opozitarë makina me mallra ushqimore, karta ID, me miliona lekë, me lista votuesish dhe policia i bënte veprimet pas 24 orësh. Jam i bindur që ky nuk ikën pa një revolucion demokratik. Kam bindjen që PD-ja, LSI-ja, opozita e bashkuar po mbledh të gjitha faktet, provat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Nuk mund të blihet e ardhmja e Shqipërisë”, tha Maliqi.

Të Fundit