23-vjeçarja gjermane vrau sozinë për të inskenuar vdekjen e saj, kosovari e ndihmoi

Pas thuajse një viti, është zbardhur e plotë vrasja e çuditshme e një vajze të re në Gjermani. The Guardian shkruan se një 23 vjeçare gjermano-irakiane vrau një moshatare të saj e cila kishte një ngjashmëri të frikshme me të. Viktima u gjet gushtin e vitit 2021 brenda një makine dhe u identifikua fillimisht si Sharaban K. Por kjo nuk ishte e vërtetë.

Edhe pse anëtarë të familjes së saj e identifikuan trupin, një raport i autopsisë të nesërmen hodhi dyshimet se trupi nuk ishte i Sharaban. Pas disa ekspertizave mjeko-ligjore, u zbulua se viktima ishte një blogere algjeriane që banonte në Gjermaninë Jugore e quajtur Khadidja. Blogerja ishte me flokë të gjatë, të zeza e të drejta, një portret thuajse identik me atë të Sharaban.

Teksa ende nuk dihej një autor për krimin e rëndë, hetuesit nisën të monitoronin vajzën tjetër me origjinë nga Iraku. Në 19 Gusht 2022 SHaraban K u arrestua si e dyshuara kryesore për vrasjen bashkë me një 23-vjeçar nga Kosova të quajtur Sheqir K.


“Arma e krimit nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha një zëdhënës i policisë, Andreas Aichele, për tabloidin Bild. “Viktima u vra me mbi 50 goditje të thikës, fytyra e shpërfytyruar plotësisht.”

Prokurorët pretendojnë se dyshja më pas e vendosën në sediljen e pasme të Mercedes-it të tyre dhe u nisën për në Ingolstadt, duke parkuar makinën në një zonë të qetë banimi buzë Danubit, ku dhe prindërit e Sharaban zbuluan trupin pak para mesnatës më 16 Gusht 2022.

Të Fundit