21 ditë nga shfaqja e koronavirusit në Shqipëri/ Manastirliu bën bilancin.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se kanë kaluar 21 ditë nga dita kur u konfirmuan dy te prekurit e parë nga koronavirusi në vendn tonë.

Sipas Manasatirliut deri tani janë kryer 1436 teste dhe janë konfirmuar 212 persoan te prekur me Covid-19.

Deri tani kemi 40 të shëruar të cilët pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Me tej ministrja sqaron se është përcaktuar puna në katër spitalet Cvvid, spitali Infektiv, sptali Shefqet Ndroqi, ish spitali i kirurgjive dhe spitali karantinë në aksin Tiranë Durrës.

 “Kemi hapur dje sptalin Covid 2, pra spitalin Shefqet Ndroqi që priti dje pacientin e parë.
Ne do të vazhdojmë tju shërbejmë më përkushtim dhe ju do të vazhdoni të zbatoni masat e higjenës dhe distancimit social si i vetmi mjet për të luftuar me armikune padukshëm”, u shpreh Manastirliu.

Të Fundit