110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, ‘Google’ vishet ‘kuq e zi’

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, motori i kërkimit Google është ‘veshur’ kuq e zi.

Pas mesnate, në faqen e parë të Google është vendosur flamuri kuq e zi në një sfond blu mbi emrin e motorit të kërkimit.

Sot Shqipëria feston 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet më vete.

28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe troje të tjera shqiptare.

Të Fundit