Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka lajmëruar se do të angazhohet për ndërtimin e 500 shtëpive të prekura nga tërmeti.
Agjencia turke e lajmeve “Anadolu ”, ka raportuar ditën e sotme lajmin se në kuadër të ofrimit të ndihmës për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, presidenti Erdogan ka publikuar iniciativën e marrë prej tij dhe qeverisë turke.
“Do ndërtojmë 500 shtëpi të prekura nga tërmeti. Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 shtëpi”, ka deklaruar presidenti Erdogan i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.