Nga oligarku miliarder rus Vladimir Potanin në duart e Mark Zuckerberg. Pronari i Meta bleu jahtin ultraluksoz, “Launchpad”, i cili bëri udhëtimin e tij të parë nga Holanda pasi mori një leje speciale importi në SHBA.
Është padyshim një dhuratë për ditëlindjen e Zuckerberg, pasi ai e mori atë disa javë para ditëlindjes së tij të 40-të, më 14 maj. Veshja e Zuckerberg, mund të jetë e thjeshtë, shpesh vesh të njëjtat rroba, por i pëlqen jeta luksoze.
Vitin e kaluar ai filloi të ndërtojë një resort në Hawaii që i ka të gjitha komoditetet ndërsa këtë vit mendoi të eksploronte detet në një super jaht.
Shtypi amerikan beson se ai mund t’i ketë bërë një dhuratë vetes, “Launchpad”, 118 metra i gjatë me një kosto deri në 300 milionë dollarë (276 milionë euro).
Miliarderi, baba i tre fëmijëve është në listën e katër njerëzve më të pasur në botë dhe pasuria e tij sipas revistës Forbes vlerësohet në 163 miliardë euro.
“Launchpad” është aktualisht i ankoruar në një port të Floridës , siç theksojnë gazetat Neë York Post dhe Bild. Ai që hodhi sytë për herë të parë në superjahtin mbresëlënës blu ishte oligarku rus Vladimir Potanin, një nga njerëzit më të pasur në vendin e tij.
Megjithatë, për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore kundër figurave ruse të lidhura me regjimin e Putinit, Potanin nuk ishte në gjendje të merrte Launchpad.
Dizajni i jashtëm i superjahtit është realizuar nga kompania Espen Øino International, ndërsa dekorimi i brendshëm është realizuar nga studio franceze Zuretti Interior Design.
Vitin e kaluar, CEO i Meta filloi ndërtimin e një kompleksi në Hawaii. Kompleksi që thuhet se po ndërtohet në Kauai, Hawaii përfshin, ndër të tjera, një strehë nëntokësore prej 5,000 metrash katrorë. Hapësira do të jetë e vetë-mjaftueshme në energji, ushqim dhe ujë, sipas dokumenteve që përshkruajnë planet.
Kompleksi i ndërtesave do të ketë të paktën 30 dhoma gjumi dhe 30 banja, si dhe një rrjet prej gati 12 shtëpish në pemë të lidhura me ura me litar. Kamerat tashmë do të “vendosen kudo”, sipas një punonjësi.
Kompleksi i Zuckerberg vlerësohet të kushtojë rreth 100 milionë dollarë për ta ndërtuarr, ndërsa 170 milionë dollarë të tjera të shpenzuara për blerjen e tokës ku po ndërtohet prona.