Zjarri ‘pushton’ stadiumin e Korçës, merr flakë tribuna qendrore e ‘Skënderbeut’

Një zjarr ka përfshirë stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës.

Nga pamjet e siguruara, shihet se flakët kanë përfshirë pjesën e tribunës qendrore.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Të Fundit