Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, reagon sërish për situatën e krijuar nga zjarri në Ishullin e Sazanit.
Ministri Peleshi thekson se situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës.
“Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës.
Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.
Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll”, shkruan ministri Peleshi.