Zjarri ende aktiv në njësinë administrative Ulëz në fshatin Madhesh në bashkinë e Matit, vazhdon të rrezikojë banesat dhe stanet aty pranë. Aktualisht pesë banesa dhe dy stane janë më të rrezikuarat.
Një banor i zonës shprehet se po digjet streha e bagëtive rreth 300-400 metër katrorë. Gjithashtu banori thotë se zjarri ka përmasa të jashtëzakonshme, dhe bën thirrje për ndihmë nga shteti për ti shpëtuar të paktën banesat.
”Rrezikohemi se kemi banesat dhe 3 kulla kemi rreth 150 bletë, nuk kanë nga dalin njerëzit nga zjarri. Unë nuk e di fare, por sapo erdha e mora vesh ajo që ne dimë është që po digjemi dhe streha e bagëtive rreth 300-400 metër katrorë po digjet. Po na digjet gjithë pasuria jonë. Zjarri paska përmasa të jashtëzakonshme dhe ne kërkojmë ndihmë nga shteti të paktën të na shpëtojë banesat” tha banori i zonës.