Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën nga zjarret në vend, teksa shkruan se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.
Sipas Ramës, të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë ku ndodhet vendi.
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë njofton se vijon bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur ndërsa prioritet mbetet garantimi i vazhdimësisë së shërbimit shëndetësor pa ndërprerje dhe ofrimi i ndihmës së menjëhershme për çdo qytetar në nevojë.
“Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar i Traumës e të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.