Zjarri i cili ka rënë në zonën e Komunës së Parisit pasditen e kësaj të shtune bëhet me dije se ka ndodhur në garazhdin e një pallati 8-katësh. Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe evakuimin e banorëve që ndodhen brenda pallatit.
Njoftim i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.