Të paktën 65 pasagjerë të një treni kanë humbur jetën tragjikisht teksa udhëtonin nga qytetin pakistanez i Karaçi për në Raëalpindi.
Teksa ishte në ecje, treni është përfshirë nga flakët.
Sipas autoriteteve, zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i dy bombulave të gazit që përdoren për gatim.
Zjarri është përhapur pothuajse në të gjithë vagonat e trenit.
Si pasojë e zjarrit, 65 pasagjerë kanë humbur jetën kurse më shumë se 100 janë plagosur rëndë.