Një zjarr ka rënë mëngjesin e kësaj rtë shtune në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:05 në një nga dhomat e kirurgjisë. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental”,-thuhet në njoftim.