Spitali i Fierit është përfshirë nga flakët ditën e sotme rreth orës 10:00. Sipas njoftimit të Policisë, zjarri ka rënë në repartin e grafisë.
Forcat Shqiponja po ndihmojnë në nxjerrjen e pacientëve që ndodhen në këto ambiente. Fatmirësisht, nuk ka persona të dëmtuar. Të gjendur para një situate të tillë, paniku ka mbërthyer të gjithë personelin e Spitalit Rajonal të qytetit. Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit, por era e rëndë dhe tyni janë prezentë dhe po vështirësojnë qëndrimin në këto ambiente. Akoma nuk dijet se çfarë dëmesh janë shkaktuar si pasojë e këtij zjarri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.