Një dyqan rrobash është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, në lagjen nr.2 të Sarandës.
Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Bëhet me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkëndije elektrike.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.