Një zjarr ka rënë në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Vlorë. Paraprakisht mësohet se ka marrë flakë tubi i aspirimit e për pasojë është mbushur me tym pavioni.
“Më datë 19.11.2021, rreth orës 13:20, ka rënë zjarr në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”-njofton policia