Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë disa banesave.
Shoferi lëvizte me një shpejtësi të madhe, dyshohet me 160k/h. Ai ka humbur kështu kontrollin e mjetit tip “Ford” duke u përplasur me disa makina që ishin anës rrugës dhe më pas makina ka dalë jashtë rrugës.
Pas aksidentit duket se shoferi është larguar. Edhe pse policia menjëherë ka shkuar në vendin e aksidentit shoferi nuk është gjetur as mbrëmjen e djeshme dhe as sot.
Momente tronditëse vijnë nga vendi i ngjarjes, ku nëna e shoferit ka shuar dhe mendon se djali i saj ka vdekur.
Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo kërkon të shohë djalin, ndërsa në një moment dëgjohet thotë: “Ku është djali, nuk është gjallë”, dhe më pas ka humbur ndjenjat.